INDI

Një 63- vjeçar nga India nuk i ka prerë apo larë flokët e tij prej 40 vitesh dhe tashmë ato kanë arritur gjatësinë 1.8 m. Sipas tij ky është një “bekim nga Zoti”.

Sakal Dev Tuddu, nga rajoni Munger i shtetit Bihar, i mban flokët e tij si një turban në kokë. Ai shprehet se një natë, rreth 40 vjet më parë, flokët e tij papritmas u kthyen në modelin “dreadlocks” dhe kjo sipas tij ishte një ndodhi hyjnore.

Më pas, Zoti i doli në ëndërr dhe i tha të mos i priste flokët dhe Sakal u bind. Gjithashtu, ai hoqi dorë nga duhani dhe alkooli për t’iu përkushtuar fesë.

Për t’i mbajtur flokët të pastër, sa herë që ai del i mban të mbledhura me një copë të bardhë, përndryshe mund të fshinin të gjithë dyshemenë. Ai jeton me bashkëshorten e tij, ka tre djem, tre vajza dhe 7 nipër e mbesa.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb