Qyteti i Ayodhya, në shtetin e Uttar Pradesh, ka regjistruar në vigjilje të Diwali, një rekord për dritat e ndezura.

Më shumë se 600 000 qirinj me vaj, janë djegur përgjatë brigjeve të lumit Saryu.

Iniciativa, që ka përfshirë mijëra vullnetarë, ishte kërkuar nga Guvernatori i shtetit Yogi Adityanath, ish guru besimtarë, që u bë politikan, një figurë shumë pranë kryeministrit Modi, njohur për organizimin e tij, në fillim të këtij viti, të Kumba Mela, një pelegrinazh hindu me pjesëmarrjen më të madhe në histori.

Eventi me më shumë se 600 000 drita është certifikuar nga Guinnes.
Ayodhya është qytetit në të cilin në 1992, një turmë ekstremistësh hindu shkatërruan xhaminë e Babri Masjid, duke mbështetur idenë që ishte ndërtuar në vendin ku ndodhej një tempull i zotit Ram, duke i hapur kështu rrugën mocionit që solli vdekjen e më shumë se 1000 njerëzve.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb