INDI- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter goditi sot verilindjen e Indisë, pranë kufirit me Mianmarin dhe Bangladeshin, duke shkaktuar të paktën gjashtë të vdekur, njoftoi Instituti amerikan i Gjeologjisë (USGS).

Tërmeti goditi vendin e madh aziatik në orën 04:35, 29 kilometra në veriperëndim të qytetit Imfal, kryeqendër e shtetit indian të Manipurit.

”Ky rajon goditet shpesh nga tërmetet”, shtoi USGS-ja.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: