Një eksperte gjarpërinjsh, Nirzara Chitti, ka qenë protagoniste e shpëtimit spektakolar të një kobre në jug të Indisë.

Zvarraniku, një kobër me helm shumë toksik- kishte ngecur në fund të një pusi. Gruaja nuk ka hezituar asnjë moment dhe ka zbritur poshtë nëpërmjet një litari.


Pasi arriti tek gjarpri i rrezikshëm ajo e mbylli atë në një thes me ndihmën e një shkopi. Shpëtimi i rrezikshëm ka ndodhur në muajin gusht në fshatin e Sonoli, në Belagavi, Karnataka.


(da.xha/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: