Rreth 1,2 milion njerëz kanë vdekur në vitin 2017 si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit. Sipas Institutit për efektet shëndetësore, për shkak të ndotjes së ajrit në hapësirat e mbyllura dhe të hapura, janë paraqitur sëmundje të ndryshme që kanë rezultuar me fatalitet.

Studimi ka treguar se vdekshmëria si pasojë e ndotjes së ajrit është me madhe nga ajo që shkakton pirja e duhanit. Po ashtu studimi tregon se jetëgjatësia e pritur e fëmijëve në Azinë Jugore, për shkak të ndotjes aktuale është ulur të paktën me 2 vite.

Sipas të dhënave nga viti i kaluar, kryeqyteti i Indisë, New Delhi, kryeson listën e 10 qyteteve më të ndotura në botë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: