MUMBAI- Një prezantuese ka përjetuar një moment aspak të këndshëm, kur gjatë emisionit një spektator është ngritur nga karrigia dhe e ka qëlluar me shuplakë.

Ky xhest është kryer pasi ai mendonte se veshja e prezantueses ishte e pahijshme dhe provokuese. Video në fjalë është shpërndarë në kohë reale, teksa duket se prezantuesja shokohet nga ky veprim.

Prezantuesja dhe modelja e njohur indiane Gauahar Khan është prekur në momentin kur spektatori e qëlloi me shuplakë.

24 vjeçari Akil Malik ishte ofenduar nga prezantimi i modeles në natën finale të kompeticionit “Raw Star” në Mumbai. Pasi e kërcënoi, ai e qëlloi me shuplakë kur emisioni transmetohej live.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb