Një ndërtesë 3 katshe është shembur dje si pasojë e shirave të furishëm që kanë goditur veriun e Indisë, duke vrarë të paktën 7 njerëz.

Lajmin e bëjnë me dije forcat e ndërhyrjes së shpejtë, që shtojnë që dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur, mes tyre edhe ushtarë.

Shembja ka ndodhur në qytetin e Solan, 310 kilometra në veri të kryeqytetin New Delhi. Për momentin deri tani kanë arritur të shpëtohen 31 persona.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb