INDI

Një vajzë e re e cila sapo kishte marrë patentën ka shkatërruar makinën që do të blente. Ngjarja ka ndodhur në Indi. Ajo po provonte makinën që do të blente dhe siç e shihni në video del me gjithë mjetin duke thyer xhamat e dyqanit.

Vajza e re përfundoi në parkingun aty pranë, duke shkatërruar edhe dy makina të tjera. Dëmi i shkaktuar i kalon 6 mijë euro. Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqanit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb