INDI- Një 35-vjeçar indian i akuzuar për përdhunimin e një studenteje është masakruar nga një turmë njerëzish të inatosur.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e qytetit Dimapur, në verilindje të Indisë. Turma theu dy portat kryesore të burgut dhe rrëmbeu 35-vjeçarin duke e zhveshur dhe duke e goditur me gurë e shkopinj deri në vdekje.

Sipas “The Indian Express”, turma vendosi të bëjë vetëgjyqësi pasi i riu që akuzohej se kishte përdhunuar në mënyrë sistematike një studente nuk ishte shpallur fajtor.

Ai u tërhoq zvarrë nëpër rrugë nga njerëzit e inatosur rreth katër kilometra. Ngjarja vjen në një kohë kur në mesin e shoqërisë indiane është rritur ndjeshëm zemërimi ndaj dhunës seksuale në vend, që sa vjen e bëhet më masive.

35-vjeçari ishte një tregtar i makinave të përdorura. Ai akuzohej se kishte përdhunuar një studente të kolegjit të grave më 24 shkurt. I arrestuar që më 25 shkurt, ai ishte në pritje të gjyqit dhe me shumë gjasa do të shpallej pafajshëm.

Turma u përplas edhe me policinë, shumë prej të cilëve mbetën të plagosur.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: