INDI

Një i ri në Indi zgjohet para minuta para funeralit të tij. Mjekët e kishin deklaruar të vdekur, më pas ishte çuar në shtëpi. Në momentin që të afërmit po e rregullonin trupi i 25-vjecarit lëviZI.


Mohammad kishte pësuar një aksident me makinë. Pak ditë pas shtrimit të tij në spital mjekët lajmëruar të afërmit se kishte 25-vjecari nuk mundi dot të shpëtonte.


Ai që ka vënë re i pari trupin që lëvizi ishte vëllai i të “ndjerit”. Të afërmit e çuan menjëherë në spital, por jo në të njëtin që kishte qenë shtruar më parë.


“Kishim paguar rreth 100 euro për Mohammad dhe kur i thamë doktorëve që nuk kishim më para, na thanë se djali jonë kishte ndërruar jetë”- thanë prindërit e 25-vjeçarit për një televizion lokal. I riu është ende në gjendje kritike por mjekët thanë se funerali i tij është ende shumë larg.
(BalkanWeb)