Një tjetër viktimë e re e dhunës seksuale vdiq në Indi, vetëm një javë pas zbulimit të trupave të dy motrave të rrëmbyera dhe të dhunuara të varura në një pemë.

Viktima, kësaj radhe, është një gjashtëmbëdhjetë vjeçare, e cila ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin e Lucknow, kryeqyteti i shtetit të Uttar Pradesh, ku ishte shtruar në spital, pasi u përdhunua dhe i vunë flakën.

Policia ka bërë të ditur lajmin sot, duke bërë të ditur se tashmë janë arrestuar dy autorët e dyshuar. Ky episod, i cili daton dy ditë më parë, ishte mbajtur i fshehur për të mos ushqyer tensionin tashmë të lartë në Uttar Pradesh, ku pas vdekjes së dy motrave pati protesta dhe demonstrata të forta për të kërkuar mbrojtje dhe siguri për gratë.

Edhe një herë, në fakt, dhuna u ushtrua në shtetin më të populluar në të gjithë Indinë dhe me shkallën më të lartë të krimit ku edhe një herë, viktima i përkiste kastës Dalit, që besohet të jetë më e ulëta në shkallët e vazhdueshme shoqërore të hinduizmit.

Një grup i madh oficerësh policie janë vendosur për të mbrojtur familjen e viktimës. Në të kaluarën, në raste të ngjashme, të afërmit janë kërcënuar ose kanë pësuar hakmarrje të rreptë se kishin “guxuar të raportonin” incidentin.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb