India njoftoi një ndihmë financiare prej 1 milion dollarësh për Papua Guinenë e Re pas një rrëshqitjeje shkatërruese të dheut që mori qindra jetë njerëzish në vendin ishullor të Paqësorit disa ditë më parë.

“India jep një ndihmë të menjëhershme prej 1 milion dollarë amerikanë për të mbështetur përpjekjet për ndihmë, rehabilitim dhe rindërtim”, thuhet në një deklaratë zyrtare të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të vendit.

Më herët, kryeministri indian Narendra Modi shprehu ngushëllime të thella dhe përcolli gatishmërinë e Indisë për të ofruar të gjithë mbështetjen dhe ndihmën e mundshme për vendin ishullor të Paqësorit në kohën e tij të vështirë.

“Të pikëlluar thellësisht nga humbja e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga rrëshqitja shkatërruese e dheut në Papua Guinenë e Re. Ngushëllimet tona të përzemërta familjeve të prekura dhe lutemi për shërim të shpejtë të të plagosurve. India është e gatshme të ofrojë të gjithë mbështetjen dhe ndihmën e mundshme,” postoi ai në X (dikur Twitter).

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb