INDONEZI

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën nga përmbytja dhe rrëshqitjet e tokës së shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm në perëndim të Indonezisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive njoftoi se nga përmbytja dhe rrëshqitjet e tokës në qytetin Bengkulu kanë humbur jetën 29 persona, ndërsa në kryeqytetin Xhakarta kanë humbur jetën 2 të tjerë.

Ndër të tjerat është theksuar se 13 persona ende konsiderohen të zhdukur, në Bengkulu mbi 12.000 persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa ky numër në Xhakarta ka arritur në mbi 2.000.

Në përmbytjet e ndodhura në provincën Papua në muajin mars kishin humbur jetën mbi 100 persona.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: