INDONEZI

Ka shkuar në nëntë bilanci i viktimave të shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Sirnaresmi, në Sukabumi në ishullin indonezian të Xhava.

Të humburit deri tani janë 34. Një ortek gurësh dhe balte e shkaktuar nga shirat e furishëm ka marrë përpara rreth tridhjetë shtëpi të fshatit.

Rreth 500 persona, mes të cilëve ushtarë dhe policë po punojnë në këto orë për të shpëtuar ndonjë të mbijetuar.

Deri tani 3 persona të plagosur janë shpëtuar, ndërsa një bebe e cila u nxor gjallë nga gërmadhat vdiq në spital.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb