INDONEZI

Linja e parë e metrosë në Indonezi është inauguruar sot në kryeqytetin Xhakarta, me shpresën për të zvogëluar trafikun paralizues, në vendin me ekonominë më të madhe të juglindjes aziatike.

Pak minuta pasi është prerë shiriti i inaugurimit të metrosë 16 kilometra e gjatë, presidenti Joko Widomo ka marrë pjesë në një tjetër ceremoni për fillimin e fazës së dytë të një linje të re, drejt veriut prej 8 kilometrash, e cila parashikohet të mbarojë në 2024.

Të dy projektet kanë kushtuar 2.6 miliard dollarë. Linja që është hapur sot ka 7 stacione në sipërfaqe dhe 6 të tjera nëntokë, të ndërtuara nga dy konsorciume të ndërmarrjeve vendase dhe japoneze. Pasagjerët mund të udhëtojnë falas deri në fund të muajit, më pas çmimi do të jetë më pak së një euro.

(da.xha/BalanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb