INDONEZI – Një Hitler në lartësi normale ngrihet krenar para një prej krijimeve më monstruoze, kampit të përqendrimit në Aushvic. Për rreth një vit, vizitorët e De ARCA Statue Art Museum, muzeu i artit pamor në Xhava të Indonezisë, kanë hasur në këtë imazh.

Por në vend që të mos aprovonin idenë, vizitorët bënin ‘selfie’ me Fyhrerin dhe kampin e torturave në sfond. Fotot nisën të qarkullojnë në rrjetet sociale dhe shkaktuan një polemikë, aq sa organizatorët e ekspozitës kanë kërkuar falje duke vendosur të heqin statujën.

“Nuk donin të fyenim asnjë”, – ka replikuar Jamie Misbah, menaxher i muzeut. Organizatorët kanë siguruar mes të tjerash se asnjë nga vizitorët nuk është ankuar sa i takon bustit të ish-diktatorit gjerman.

Polemikat nisën nga përdoruesit e rrjeteve sociale që kanë parë foton e Hitlerit me përshëndetjen naziste.Shumë prej tyre e kanë cilësuar një skandal, si skulpturën, ashtu edhe përmbajtjen ku është vendosur dhe kërkuar heqja e saj.

Mbi rastin ka ndërhyrë edhe Simon Wiesenthal Center, organizata hebraike e të drejtave të njeriut. “Është e vështirë të gjesh fjalë për sa i takon këtij incidenti. Është një fyerje për viktimat që qëndruan në atë kamp dhe nuk i kthyen më”– ka thënë Abraham Cooper.

Dylli i Hitlerit, që është një nga 80 veprat e muzeut, u hoq dhe organizatorët e ekspozitës i kërkuan falje të gjithë atyre që u fyen, por siguruan se kanë vepruar duke pasur si qëllim vetëm edukimin.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb