INDONEZI-Ishulli indonezian i Sulawesi, i cili u godit nga tërmeti i fuqishëm dhe nga Cunami javën e kaluar, këtë mëngjes është tronditur nga shpërthimi i vullkanit Soputan në provincën e Sulawesi të veriut.

Shpërthimi ka formuar një kolonë të madhe tymi dhe hiri që ka arritur lartësinë 6000 metra.

Autoritetet kanë këshilluar popullsinë të evitojë një zonë deri në 6.5 kilometra në jugperëndim të vullkanit dhe ka lajmëruar kontrollorët e trafikut ajror për rreziqet që lidhen me retë e hirit vullkanik.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb