Presidenti indonezian Joklo Widodo ka fituar zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar me 55,5% të votova, duke marrë kështu mandatin e dytë.


Lajmin e bën të ditur Komisioni elektoral i Indonezisë, pas numërimit përfundimtar të votave. Rezultati zyrtar i zgjedhjeve të 17 prillit është kompletuar në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe është pothuajse identik me rezultatet paraprake.


Sfiduesi për herë të dytë i Widodo, ish gjenerali Trabowo Subiato, ka refuzuar të pranojë vendimin dhe ka deklaruar fitoren që muajin e kaluar.


Mijëra policë dhe ushtarë janë në gatishmëri në kryeqytetin Xhakarta, duke pasur parasysh që protesta të shumta priten nga mbështetësit e Subianto.

(da.xha/BalkanWeb)