INDONEZI- INDONEZI- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.9 godet brigjet e Indonezisë perëndimore, bën të ditur Qendra Gjeologjike Amerikane.

Tërmeti ka pasur epiqendrën në ishullin Sumatra, në thellësi 10 km. Për momentin nuk ka të dhëna për viktima apo dëme materiale, por autoritetet vendase kanë paralajmëruar për rrezikun e një cunami.

Indonezia shtrihet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, për shkak të dy pllakave tektonike të cilat takohen, duke shkaktuar shpesh tërmete dhe vullkane. Në vitin 2004, Indonezia u godit nga një cunami i fuqishëm që la pas rreth 230 mijë viktima.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: