Autoritetet indoneziane lëshuan një paralajmërim për cunami pasi një tërmet i fortë goditi natën vonë të dielën Detin Molucca midis Sulawesi Veriut dhe arkipelagut Maluku, shkruan AP.

Sipas të dhënave tërmeti 6,9 ballë ishte përqendruar në 185 kilometra në juglindje të Manado në një thellësi prej 24 kilometrash. Një grafikë e postuar në Twitter nga agjencia gjeofizike e Indonezisë parashikoi valë prej gjysmë metrash për pjesët e Sulawesi Veriut dhe Maluku Veriut.

Tërmeti shkaktoi panik në qytetin Ternate në zinxhirin e ishullit Maluku, ku njerëzit vraponin në një terren më të lartë, tha një dëshmitar për The Associated Press.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb