Indrit Tuci ka debutuar me Shqipërinë. Sulmuesi shqiptar mori vendin e Mirlind Dakut në minutën e 65-të të sfidës Çeki – Shqipëri.

Kjo është ndeshja e parë për Tucin me Shqipërinë dhe pikërisht në të ka debutuar. 24-vjeçari aktivizohet pikërisht në Çeki ku është pjesë e Spartës së Pragës.

Kombëtarja shqiptare ndërkohë po humbet me rezultatin 2 me 0. Nga 1 gol për secilën pjesë kanë shënuar çekët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb