Ulja e rimbursimit të tvsh-së për fermerët nga 20% në 6%, kundërshtohet nga prodhuesit dhe tregtarët. Ata thonë se ndryshimet që janë bërë në paketën e re fiskale të 2019 ndihmojnë importuesit dhe dëmtojnë prodhimin vendas. Sipas tregtarëve lëndën e parë ata e blejnë me një tvsh 6 % por e shesin me 20% TVSH. Kjo kosto e shtuar prej 14% sipas tyre dëmton sektorin.
“Kanë vendosur një taksë mbi produktin vendas sepse TVSH është të paguash mbi vlerën që i shton produktit. Ne gjendemi në një situatë që edhe sikur produktin ta shesim pa asnjë lloj marzhi të paguajmë 14% dhe kjo ndikon shumë në cmimet e shitjes apo në cmimin e blerjes pra do jemi përballë fermerëve që të ulim cmimin apo të rrisim cmimet e shtijeve në treg”
Nga përllogaritjet e kryera kostoja vjetore e kësaj takse të re për prodhimin primar bujqësor vendas arrin në 100 milionë euro në vit. Prodhuesit i kërkojnë qeverisë barazimin e nivelit të tvsh me 6% si në shitje dhe në blerje me argumentin e uljes së kostove për qytetarët dhe harmonizimin me legjislacionin fiskal të vendeve europiane.
Prodhuesit thonë se shqetësimet ja kanë paraqitur si Ministrisë së Financave ashtu dhe Ministrisë së Bujqësisë me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje.
(BalkanWeb)
Ekziston nje pyetje goxha interesante ne kete rast per prodhuesit dhe konsumatoret shqiptare: A jeni ju te kenaqur me mallerat e prodhuar. Ne keto 30 vite tranzicion ne jemi perballur me nje dem te madh ekonomik nga mosdija e shitesve dhe bleresve. Nqs ne presim nje perfitim nga ajo qe ne blejme apo shesim atehere ne do te kuptojme qe ne kete rast nuk flitet per nje renie ekonomike te fermereve apo prodhuesve brenda vendit. Ne jemi ne nje faze ku deklarimet ne sistem tatimor jane skandaloze, Nqs fermeret apo njerezit e biznesit do te deklarojne sic duhet fermeret dhe jo vetem do te jene me lart sesa ne ate kuote qe kerkojne. Nqs fermeret do te ndergjegjesohen te vetesigurohen te kerkojne kupona nga cdo bljerje qe bejne dhe te deklarojne fitimet e tyre reale ata do te kene nje perfitim monetar sesa thjesht ulje tvsh.