Fitorja kundër Lazios konfirmoi edhe një herë se Juve nuk ka rivalë në Serie A. Pavarësisht mungesave dhe dëmtimeve, “Zonja e Vjetër” nuk është e detyruar të sforcohet për të ruajtur ritmin në kampionat, Ronaldo me shokë janë thjeshtë të pa kapshëm por “muzika” ndryshon kur bëhet fjalë për Champions League.

Sfida kundër Atletico Madrid është shumë pranë, Juve duhet të jetë në maksimum për të thyer një skuadër “bunker”. Gjendja e Leonardo Bonuccit duhet vlerësuar me kujdes, nëse dëmtimi i tij në kavilje do të zgjatet shumë në kohë atëherë Juve duhet të futet edhe një herë në merkato për të gjetur një zëvendësues. Lazio gjithashtu konfirmoi se pa Pjanic në mesfushë, Juve vuan jo pak.

Sami Khedira dhe gjuri i tij nuk japin garanci për një sezon të gjatë, për këtë arsye, Marotta duhet të nxitojë për të mbyllur që në janar transferimin e Aron Ramsey.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb