Në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News 24 ishte i ftuar mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili i cili ka diskutuar për problemet e infertilitetit kryesisht tek meshkujt.
Ai ka treguar disa nga arsyet kryesore që mund të çojnë tek pamundësia për t’u riprodhuar.
Sipas mjekut shëndeti riprodhues është shumë i rëndësishëm për njeriun, dhe kryesisht infetiliteti tek meshkujt mund të shkaktohet edhe nga një disbalancë hormonale nga kimikatet që mund të ndodhen në mjedisin përreth. Ai shtoi se ekzistojnë edhe dy faktorë kryesorë të cilët mund të sjellë pamundësinë e riprodhimit tek meshkujt si mosha apo koha.
Mjeku theksoi se mashkulli duhet të behet prind para moshës 40 -vjecare, pasi në të kundërt nuk mund të sjellë në jetë fëmijë të shëndetshëm.
“Shëndeti riprodhues është shumë i rëndësishëm për njeriun. Shpeshherë një mashkull ka mosfunksionim të këtij shëndeti dhe kjo gjë sjell pamundësinë e një shtatzënie. Ne mund të përkufizojmë infertilitetin nëse për 1 vit një cift i cili kryen marrëdhënie seksuale të rregullta dhe të mbrojtura, nuk arrijnë të kenë një shtatzëni. Ne mund të përkufizojmë infertilitetin nëse për 1 vit një cift i cili kryen marrëdhënie seksuale të rregullta dhe të mbrojtura, nuk arrijnë të kenë një shtatzëni. Gjithashtu është vënë re se jo vetëm femrat, por edhe meshkujt të cilët po përballen me një disbalancë hormonale e cila mund të shkaktohet nga kimikatet. Por dy nga faktorë kryesor mund të themi se mund të shkaktojnë infertilitetin janë: mosha dhe koha.
Mund të përmend që një mashkull i cili është në moshën 40 -vjecare, nuk mund të sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm pasi numri i spermatozoideve fillojnë të bien.” tha ai
Gjithashtu ai shpjegoi disa nga arsyet kryesore të infertilitetit dhe si dieta mund të ndikojë në pamundësinë e riprodhimit.
“Arsyet kryesore të infertilitetit tek meshkujt mund të jenë problemet e prostatës, bilanci hormonal alkooli dhe duhani. Një tjetër faktor mund të përmendim dhe ndikimi i dietës, si konsumimi i ushqimeve të shpejta embëlsirave dhe pijeve të gazuara.” përfundoi ai
(BalkanWeb)