SHBA

​I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer duke folur para Senatit ka zbuluar strategjinë dhe planin e Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor.

Mediat serbe shkruajnë se Palmer ka konfirmuar se qëllimi i SHBA-së është që Kosova dhe Serbia duhet të njohin sa më shpejt  njëra-tjetrën si dy vende të pavarura. Gjithashtu, sipas mediave serbe, ai e bën të qartë faktin se SHBA-ja nuk do të lejojë që Rusia të ushtrojë ndikim mbi rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Uashingtoni dëshiron ta heqë Ballkanin nga “përqafimi i Rusisë”, t’i fusë vendet e rajonin në NATO, ndërsa Serbia dhe Kosova të detyrohen ta njohin njëra tjetrën si vende të pavarura”, raporton gazeta serbe “Novosti”, ndërsa shton se “Shantazhi më i ri i drejtuar drejt Serbisë është rezoluta me të cilën po kërkohet zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi”.

Capture
Capture

Më tej, i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor ka folur për këtë strategji në dëshminë para Këshillit për Politikë të Jashtme të Senatit dhe Nënkëshillit për Evropën, duke porositur se prioriteti kryesor i SHBA në Ballkan është normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

(n.m/BalkanWeb)         

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: