TIRANË

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 u ndal tek letra që kreu i Shtetit, Ilir Meta, përmes së cilës i kërkoi Drejtorisë së Burgjeve informacion mbi gjendjen e sigurisë në këtë institucion.



Klosi e vlerësoi lëvizjen e Presidentit të Republikës, ndërsa theksoi se Meta përcolli një mesazh tek qytetarët se situata brenda burgjeve është e qetë, pavarësisht tensioneve të vogla që ndodhën në disa qytete të vendit.


“Kryeministri nuk po i burgos, por ata i burgos gjykata. Kur ndodhnin protesta atëherë kur hidheshin shtyllat në erë, protestat bëheshin dhe në burgje. Informacionet sigurisht mund të vijnë nga SHISH. Meta zgjodhi këtë rrugë duke thënë se kujdes se mund të ndodhë edhe kjo gjë. Shteti i ka rregullat se si funksionon. Këtu ka ardhë situata sepse palët bëjnë edhe gabime.

Ne e kemi eksperiencën e shtetit. Meta ka bërë mirë dhe për këtë mesazh, i cili ishte i hapur dhe i ka treguar edhe popullit se po ndodhin shumë gjëra njëkohësisht. Protesta nuk është e popullit. Protesta udhëhiqet nga partitë e opozitës. Kur japin urdhra ata që të jenë paqësore ata e bëjnë paqësore, dhe kur japin urdhra të bëhet e dhunshme, ata e bëjnë të dhunshme. Kur protesta bëhet e ashpër, e fut edhe qeverinë në gabime, sepse do ti përgjigjet ashpër”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: