Arrestohen dy persona në Lezhë,njëri pasi kishte thyer vendimin e Gjykatës “Arrest shtëpie” dhe tjetri pasi qarkullonte me armë zjarri në brez.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë marrë informacion nga qytetarët se një shtetas i cili ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie” po qarkullonte me makinë në Rrëshen sëbashku me një shtetas tjetër i cili dyshohej se kishte armë zjarri me vete.

Mbi bazën e informacioneve të qytetarëve, njësia operacionale “Shqiponja” pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, kanë ndërhyrë duke bërë bllokimin e automjetit dhe të dy shtetasve që ndodheshin në të.

Në pranga ranë: E.N., 24 vjeç, banues në Lezhë, i cili udhëtonte me mjetin e tij larg banesës, në aksin rrugor Rrëshen – Milot, edhe pse ndaj tij më vendim datë 10 Prill 2019, Gjykata e Apelit Shkoder kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Si dhe N.K.28 vjeç, banues ne Lalm i Ri Lezhë, pasi ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasi E.N. dhe gjatë kontrollit fizik policia i gjeti këtij shtetasi në brez një armë zjarri tip pistoletë me pesë fishekë të cilën e mbante pa leje.

Materialet proceduriale i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë në ngarkim të shtetasit E.N., për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe në ngarkim të shtetasit N.K.për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: