BEOGRAD – Agjencia “Informer” shkruan se presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq ka patur lidhje jashtëmartesore me një spiun serb, gjatë kohës që ishte ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, në Bruksel. Sipas “Informer”, shërbimi sekret kroat (SOA) dyshon se Serbia disponon video të momenteve intime që presidentja ka kaluar me të dashurin e saj, në apartamente private në Bruksel.

“Presidentja nuk e dinte se kush është i dashuri i saj. Ajo mendonte se ai merrej me pasuri të patundshme dhe se ishte trashëgimtar i një tregtari të pasur të Beogradit. Kolinda pati një lidhje jashtëmartesore për disa muaj me serbin. Ata u takuan në apartamente private në Bruksel, dhe ka të ngjarë të jenë xhiruar nga kamerat në momente intime. Lidhjet tona nga shërbimi serb thonë se xhirimet janë arkivuar dhe se pritet momenti që ato të dalin në publik.”- thotë një burim konfidencial, i cituar nga “Informer”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb