TIRANE- Për ta forcuar edhe më tej përqasjen e saj mjedisore, ProCredit Bank, si një institucion ndërkombëtar që operon në të gjitha vendet e rajonit, ka ndërmarrë njëkohësisht me bankat e tjera simotra një nismë ndërgjegjësuese që transmeton orientimin e këtyre bankave.

Duke qenë pjesëtarë aktivë të shoqërisë, stafi, klientë dhe partnerë të bankës mund të sigurojmë shembuj të mirë nëpërmjet iniciativave tona të përbashkëta, duke zgjeruar më tej ndërgjegjësimin e publikut mbi këto çështje që ndikojnë të ardhmen tonë. Një ndër ndotësit që ka dhe një përdorim të gjerë është dhe plastika. Janë prodhuar 600 000 çanta Eko, të cilat do të shpërndahen falas nga të gjitha bankat ProCredit si një nismë reale për reduktimin e përdorimit të plastikës. Çantat Eko, të prodhuara sipas standardeve të çertifikuara do shpërndahen në rrjete supermarketesh, librari, shkolla, biznese, institucione publike dhe private gjatë fundjavës së parë të muajit Qershor.

Ne mendojmë dhe projektojmë në terma afatgjatë, mendojmë për të nesërmen tonë dhe të fëmijëve tanë.
Ndaj në qëndër të nismës sonë janë fëmijët, e ardhmja jonë. Për të zhvilluar më tej tek ta kulturën mjedisore kemi organizuar një ditë kushtuar këtij qëllimi. Pjesë e aktiviteteve janë dhe vizita në shtëpinë Ekologjike, një orë praktike edukimi mjedisor, pjesë teatrale e luajtur në natyrë, si dhe aktivitete të tjera që nxisin interesin e tyre ndaj mjedisit.

Të gjitha bankat në grupin ProCredit kanë vendosur standarde të larta lidhur me ndikimin e operacioneve të tyre në mjedis. Ndaj në përmbushje të këtyre standardeve, janë kryer investime efiçente të energjisë në njësitë e biznesit dhe zyrat qendrore. Gjithashtu këshilluesit e biznesit përdorin në operacionet e tyre të përditshme Makinat hibride Eko, duke reduktuar emetimin e gazeve të dëmshme në atmosferë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: