Ish-shoku i skuadrës te Barcelona, Andres Iniesta ka vlerësuar në maksimum Lionel Messin, duke e konsideruar si lojtarin më të mirë në botë.
“Në mendimin tim, Messi nuk kishte nevojë për Kupën e Botës që të konsiderohej si më i miri. Me Kupën e Botës apo pa të, Messi për mua është lojtari më i mirë në histori.
Unë besoj se njerëzit që vendosnin në dyshim cilësitë e Messit para Kupës së Botës, do të vazhdojnë të dyshojnë te ai. Jam i sigurt se kritikët do të gjejnë ndonjë justifikim për Messin dhe për të mos e konsideruar si më të mirin. Gjithsesi, për ta lënë pas këtë debat që nuk ka fund, mendoj se Kupa e Botës ishte e merituar për Messin dhe për të gjithë Argjentinën” – Tha ai.
(BalkanWeb)