TIRANË

Kryeministri Edi Rama ishte në një vizitë tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Inovacionit. Shefi i qeverisë ndoqi nga afër çeljen e programit “TECHSPACE”, i cili është një hapësirë për inovacionin në shërbim të studentëve e nxënësve të teknologjisë digjitale.

Ky projekt shtoi ai, është në kuadrin e angazhimeve të Paktit për Universitetin. Rama tha se do të ndihmohen të gjithë projektet që i shërbejnë interesit publik. Ai pohoi se teknologjia sot është një mjet që shkurton kohë dhe rrit efektshëmrinë tek përdoruesit e saj.

“Ne duam që mund t’iu mbështesin me disa iniciativa dhe jemi të interesuar.  Njëkohësisht po punojmë për një program të veçantë për të stimuluar financiarisht projektin interesant”, theksoi Rama.

(n.m/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: