FILIPINE

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte është penguar disa herë gjatë një fjalimi që ka mbajtur të mërkurën. Një insekt po rrinte në krahun e tij të majtë, në kohën që kreu i shtetit prezantonte kandidatët nga partia e tij.

Një ndihmëse u mundua që ta heqë insektin që “ecte” në këmishën e tij, por nuk ia doli me sukses, shkruajnë mediat e huaja. Insekti vijoi që të bëjë “rrugën” që kishte. Duterte më pas e largoi insektin vetë dhe e shkeli me këmbë dhe tha me shaka: “Është dërguar nga Partia Liberale”.

“Është liberal, është e sigurt”, tha Duterte, ndërsa salla po qeshte. Presidenti filipinez Rodrigo Duterte shpesh herë ka qenë në vëmendje të mediave globale, për shkak të deklaratave dhe gjesteve të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb