Të gjithë përdoruesit e “Instagram” mund të mërziten disi nga ndryshimi i fundit që po testohet nga kompania.

Ndryshimi i madh që po projekton Instagram është heqja e komandës “like” nga profilet. Komandë e cila lejonte të shprehje pëlqimin me një zemër të kuqe që dilte në mes të ekranit për fotot apo videot e postuara nga miqtë tanë apo figurat publike në Instagram.

Fotot do të vijojnë të pëlqehen nga miqtë por këto “like” do të mund t’i shohë vetëm përdoruesi dhe jo miqtë e tij.

Një nismë e cila sipas kompanisë ka për qëllim që të heqë përqendrimin tek “liket” e marra dhe të zhvendosë vëmendjen tek përmbajtja e postimit.

Ky opsion po testohet nga themeluesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: