Tani do të mund t’i zmadhoni videot dhe fotot e Instagram nëse përdorni një pajisje me iOS, siç është iPhone.

Ndërsa përdoruesit e Android do të duhet të presin edhe pak pasi Instagram tha që cilësia për Android do të ishte gati vetëm pas pak javësh.

Gjatë gjashtë muajve të fundit Instagram ka bërë shumë ndryshime në platformën e saj duke sjellë fillimisht një ikonë të re, video më të gjata, cilësinë e saj Instagram Stories dhe tani ofron edhe mundësinë e zmadhimit të fotove dhe videove.

Në faqen e saj Instagram shkruan: “Duke filluar që sot ju mund t’i zmadhoni fotot dhe videot tuaja të preferuara për t’i parë ato deri në detaje. Ndërkohë që Instagram ndryshon, ne jemi gjithmonë të fokusuar në përmirësimin e shërbimeve që ai ofron. Opsioni i zmadhimit tani për tani është i mundur vetëm për pajisjet e iOS, por së shpejti do të ofrohet edhe në Android.”

https://www.youtube.com/watch?v=Ahzz3ik-EvQ

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: