Tregu online është gjithnjë një vend sfidash dhe fitimesh, ku gjigantët si Amazon dhe eBay, mbikëqyrin tregun botëror që po ”minohet” nga rrjetet sociale me platforma të thjeshta që kanë zgjeruar gamën e tyre në shumë fusha si reklama dhe shitje online.


Instagram-i është një rrjet kandidat për t’u bërë një katalog komercial i cili do të zgjerojë shitjet online.


Rrjeti social fotografik që ka tejkaluar momentin e një miliardë përdoruesve ka qenë për vite të tëra një vitrinë për markat e shumta.


Tani, në Istagram kur pëlqehet një produkt, thjesht kliko për ta blerë. Kjo gjë do të jetë e mundur të bëhet kjo në fushën ‘’story’’, modaliteti i tregimit të shkurtër të videos e përdorur shumë nga të rinjtë. Ky funksion, i eksperimentuar në qershor, tani është zgjeruar globalisht në 46 vende. Dhe të dhënat nga eksperimentimi duken interesante.

Sipas Shari Lott, themelues dhe CEO i Spearmintlove, një prej markave të përfshira në provë, në sajë të funksionit ‘’Komercial’’ ka shënuar një rritje prej 25% në trafik dhe një rritje 8% në të ardhurat që i atribuohen ”pazarit” në Instagram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: