Instagram është klasifikuar si platforma sociale më negative kur bëhet fjalë për ndikimin në shëndetin mendor të të rinjve. Ky është përfundimi më i fundit i realizuar nga Royal Society për shëndetin mendor në Britaninë e Madhe. Në këtë studim ku morën pjesë 1479 të rinj të moshës 14-24 vjeç, pjesëmarrësit u pyetën se si ndiheshin gjatë përdorimit të rrjeteve sociale dhe të renditnin aplikacionet që ndikonin negativisht në gjendjen emocionale. Studimi i quajtur ‘”Status of Mind” zbuloi se Instagram, rrjeti social më i famshëm për publikimin dhe shpërndarjen e fotove, ndikonte negativisht në shëndetin e tyre pasi krijon kompleksitete në lidhje me pamjen e jashtme, vetëbesimin e ulët, gjumin dhe frikën e humbjes. Rrjeti social me ndikimin më pozitiv ishte YouTube, i ndjekur nga Twitter, Facebook dhe Snapchat që u renditën në vend të tretë dhe të katërt. Sipas ekspertëve të shëndetit mendor, përdorimi i filtrave zbukurues të Instagram është mënyra e vetme që këta të rinj t’i ”shpëtojnë” paragjykimeve, mospërkatësisë sociale apo edhe bullizmit lidhur me paraqitjen e tyre. Sipas Shirley Cramer, shefes ekzekutive e “Royal Society for Public Health”, mediat sociale krijojnë të njëjtën vartësi si duhani dhe alkooli. Ato kanë fituar dhe vazhdojnë të fitojnë aq shumë terren në jetën e të rinjve aq sa është thuajse e pamundur ta imagjinojnë jetën e tyre pa to. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb