Ditari i një viktime 13-vjeçare të Holokaustit do të shpërndahet sot nëpërmjet Instagram, pjesë e një projekti që kërkon të rrisë njohjen e Holokaustit te brezi i ri.


Llogaria në Instagram e adoleshentes hungareze, Eva Heyman (“eva.stories”) do të fillojë funksionimin në orën 16:00 (1300 GMT), në prag të Ditës Përkujtimore të Holokaustit në Izrael.


Kjo llogari ka deri tani 318 000 ndjekës, një numër i konsiderueshëm kur mendon se ajo çka shihej deri tani ishte një përmbajtje e shkurtër (trailer) dhe një foto profili.


Fillimi i videos tregon Evën duke folur për dashurinë dhe miqtë si edhe për ëndrrën e saj për t’u bërë një gazetare e njohur.

Ajo mbyllet me pushtimin nazist dhe deportimin e Evës.

Eva filloi ta shkruajë ditarin e saj në shkurt 1944 deri në maj 1944, kohë kur ajo u deportua në kampin e vdekjes në Aushvic së bashku me gjyshërit e saj.

Eva u vra në Aushvic, më 17 tetor 1944.

Ky projekt u realizua nga biznesmeni izraelit, Mati Kochavi dhe vajza e tij, Maya.

“Vetëm 2,7% e diskutimeve për Holokaustin vijnë nga të rinjtë, një rënie e ndjeshme krahasuar me brezat e mëparshëm”, tha Kochavi në një komunikim me median.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb