Instagram ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë, duke arritur në të njëjtin numër përdorues sa edhe Snapchat. Prej pak kohësh Instagram futi mundësinë e hedhjes së fotove dhe videove live në atë që quhet Story.

Së bashku me 150 milionë përdorues ditorë, Instagram së fundmi ka nxjerrë dhe opsionin e reklamamit në Story.

Foto reklamat 5-sekondëshe dhe video reklamat 15-sekondëshe (të paklikueshme) do të fillojnë të paraqiten në mes të Story-t të njerëzve të ndryshëm.

Formati, është një kopje e reklamave të Snapchat. Reklamat e Snapchat funksionojnë njësoj, përveç se përdoruesit atje duhet të zgjedhin në mes të Story-eve të njerëzve të ndryshëm për t’i parë.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb