TIRANE


Instagram vjen me një risi, e cila është duke u eksperimentuar në disa vende të botës. Rrjeti i fuqishëm fsheh numrin e pëlqimeve në postimet e përdoruesve, në disa vende si Australia dhe Japonia.


 107922351 831e7374 A3c5 4360 80dd Bb38108c53ef
107922351 831e7374 A3c5 4360 80dd Bb38108c53ef

Aktualisht Instagrami e tregon numrin total të like-ve që ka marrë një postim, ndërsa me këtë risi do të duket vetëm emri i një prej ndjekësve që e kanë pëlqyer dhe pjesa tjetër do të quhen thjesht “të tjerë”, pa treguar numrin apo emrat e njerëve që e kanë pëlqyer. Ndërsa çdo përdorues mund ta shohë numrin e pëlqimeve që ka arritur postimi i tij shkruan bbc.


Nuk bëhet fjalë për një vendim përfundimtar, për momentin mbetet thjesht në nivel eksperimental. Qëllimi është që vëmendja të tërhiqet tek përmbajtja e postimit dhe jo tek numri i pëlqimeve që ka marrë.

Kjo risi do të eksperimentohet fillimisht në vende si: Australia, Zelanda e Re, Irlanda, Italia, Japonia dhe Brazili, më pas në të gjithë botën. Jo të gjithë njerëzit janë të lumtur për këtë risi, duke qenë se për disa është shumë e rëndësishme që numri i like-ve të jetë i dukshëm për të tjerët. Për shembull, ka nga ata që paguhen për numrin e like-ve që merr një postim .
(BalkanWeb)

Etiketa: