KIEV– Tensioni mes Rusisë dhe Ukrainës mbi çështjen e Krimesë u rrit edhe më shumë sot pas një njoftimi nga Moska mbi vendosjen në gadishull të sistemit të mbrojtjes kundërajrore dhe kundërpredhë S-400.

Një regjiment rus me bazë në Krime (gadishull ukrainas i aneksuar nga Rusia në vitin 2014) morri sistemin e mbrojtjes S-400 Triumph, sipas një komunikate të ushtrisë të cituar nga agjncitë ruse të medias.

Ky instalim pritej pasi një përgjegjës i lartë rus kishte njoftuar muajin e kaluar se në gusht do të instalohej sistemi S-400 në Krime.

Por ky veprim vjen në një moment që toni është rritur mes Moskës dhe Kievit, me akuza nga më të rëndat të këmbyera mes dy vendeve, që shqetëson komunitetin ndërkombëtar, dhe bëhet fjalë për rritjen më të lartë të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës që prej ardhjes në pushtet në Kiev të properëndimorëve në fillim të 2014.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb