TIRANE- INSTAT bën të ditur se, në tremujorin e tretë të këtij viti, indeksi i kushtimit në ndërtim (për banesa) u ul me 0.1 %, krahasuar me një vit më parë. Për T3, indeksi i kushtimit arriti 0.4 % nga 0.5 % që ishte për të njëjtën periudhë të viti 2014.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014, rritjen më të madhe e ka patur grupi “shpenzime page” me 1,6 %. Ndërsa ulja më e madhe vjetore vërehet në grupin ”shpenzime materiale” me 1,3 % pasuar nga grupi “shpenzime energjie” me 0,8 %.

Në tremujorin e tretë 2015 ndryshimi tremujor i indeksit është 0,1 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015, rritjen më të madhe e ka patur grupi “shpenzime page” me 0,9 %. Indeksi i çmimeve të grupit “shpenzime materiale” është rritur me 0,3 % krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Brenda këtij grupi rritjen më të madhe e patën nëngrupet “materiale elektrike dhe komunikimi” me 0,6 % dhe “materiale ndërtimi” me 0,3 %. Indeksi i grupit ”shpenzime të tjera” u ul me 1,2 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, pasuar nga grupet “shpenzime makinerie” dhe “shpenzime transporti” me 0,1 % secili.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb