TIRANË- Në muajin tetor 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,1%, bëhet e ditur në raportin mbi Indeksin e Çmimeve të Konsumit, publikuar nga Instituti i Statistikave, INSTAT. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,4 %.

Rritja vjetore në muajin tetor 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me + 0,22 pikë përqindje. Çmimet e grupit “shërbimi arsimor” kanë kontribuar me + 0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “hotele, kafene e restorante” dhe “argëtim e kulturë” kanë kontribuar me nga + 0,03 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me – 0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me – 0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “transporti”
kanë kontribuar me -0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupit “shëndeti” kanë kontribuar me – 0,02 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore krahasuar me muajin tetor 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “pije alkoolike dhe duhan” me 6,1 %, pasuar nga grupi “shërbimi arsimor” me 4,8 %. Çmimet e grupit “ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 5,5 %. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 27,8 %, pasuar nga nëngrupi “fruta” me 15,4 %, nëngrupi “vajra dhe yndyrna” me 2,1 %, nëngrupi “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 1,6 %, etj.

Çmimet e nëngrupit “qumësht, djath e vezë” u ulën me 2,7 %, pasuar nga nëngrupi “kafe, çaj e kakao” me 0,7 %, etj. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “veshje dhe këpucë” me 3,7 %, pasuar nga grupi “transporti” me 2,1 %, grupi “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4 % etj.

Ndryshimi mujor i indeksit është 0,01 %. Krahasuar me muajin shtator 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shërbimi arsimor ” me 3,9 %. Brenda këtij grupi tarifat e studimeve në universitetet publike u rriten me 6,7 %. Ulja më e madhe mujore vërehet në grupin “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4%.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: