TIRANË- Rritja e çmimeve të konsumit në muajin nëntor ndikoi në rritjen e Indeksit të Çmimeve të Konsumit e për pasojë, ndryshimi vjetor ishte 1.7 %, nga 1.0% që ishte në 2013-ën.

Në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit ndikuan rritja e ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,84 pikë përqindje, për grupin “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,28 pikë përqindje, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,18 pikë përqindje.

Edhe çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” u rritën me +0,16 dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,15 pikë përqindje. Me rënie rezultuan çmimet e grupit “Shëndeti” me – 0,18 pikë përqindje në ndryshimin vjetor.

Krahasuar me muajin nëntor 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet “Shërbimi arsimor” me 11,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 7,7 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” dhe “Komunikimi” me 3,6 %.
Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën 2,1 %, ku dallojnë çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet”, që janë rritur 10,0 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 8,4 %, “qumësht, djathë e vezë” me 3,2 %, “peshk” me 2,3 %, etj.

Çmimet e nëngrupeve “vajra dhe yndyrna” u ulën 7,4 %, “kafe, çaj e kakao” me 3,3 %, “sheqer e ëmbëlsira” me 1,9 % etj. Por ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 5,3 %.

Ndryshimi mujor i indeksit është -0,2 %. Krahasuar me muajin tetor, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,5 % ku mund të veçohet rritja e çmimit të duhanit 4,1 %.

Ulja mujore më e madhe vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,9 %.
Gjatë muajit nëntor çmimet e grupit “Transport” u ulën 0,4 %, ku çmimet e benzinës u ulën me 2,1% dhe eurodiezelit 1,5 %.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: