TIRANE- Shifrat mbi të dhënat e punësimit tregojnë një përmisim të situatës në vend, krahasuar me ato të një viti më parë.

Në sajë të të dhënave të Institutit të Statistikave, punësimi u rrit me 1,9 %. INSTAT ka publikuar anketën tremujore të punës, ku thuhet se në terma vjetorë punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart shfaq tendencë në rritje.

Anketa Tremujore e Forcave të Punës, T3 – 2017
Në tremujorin e tretë 2017, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 57,7 %. Gjatë këtij tremujori, në terma vjetorë punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart shfaq tendencë në rritje: krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, punësimi u rrit me 1,9 %. Në terma tremujorë, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017, punësimi pësoi një rritje prej 1,4 %.
RAPORTI
ATFP T3 – 2017
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: