TIRANE– Gjatë vitit 2014 numri i të punësuarve në Shqipëri është 1 milionë persona. Krahasuar me vitin pararendës punësimi u rrit me 1,3 %. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15- 64 vjeç është 61,5 %. Niveli i papunësisë për moshën 15 vjeç e lart në Shqipëri është rritur me 1.69 % në vitin 2014 krahasuar me një vit më parë. Për këtë grupmoshë që është edhe aktive për punë, niveli i papunësisë në vitin 2013 ishte 15.9 %, ndërsa në vitin 2014 ishte 17.5 %.

Të dhënat janë bërë publike në raportin e fundit të Institutit të Statistikave sipas të cilit thuhet se 50,5 % e popullsisë nga 15-64 vjeç është e punësuar, 11 % është e papunë dhe 38,5 % është ekonomikisht jo aktive (jashtë forcave të punës). Sipas të dhënave të kryera nga Anketa e Forcave të Punës, vihet re edhe se: 58 % e meshkujve 15-64 vjeç janë të punësuar, 14,2 % janë të papunë dhe 27,8 % janë jashtë forcave të punës. Ndërkohë 43,4 % e femrave 15-64 vjeç janë të punësuara, 7,9 % janë të papuna dhe 48,7 % janë jashtë forcave të punës. Shkalla e papunësisë për grupmoshën 15-64 vjeç është 17,9 %.

PAPUNËSIA
Gjatë vitit 2014 numri i të papunëve në Shqipëri është 219.797 persona. Shkalla e papunësisë për grupmoshën 15-64 vjeç është 17,9 %. Për meshkujt e kësaj grupmoshe shkalla e papunësisë është 19,7 % dhe për femrat është 15,5 %. Shkalla e papunësisë për meshkujt është 4,2 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Kjo diferencë tregon se meshkujt janë më aktivë në tregun e punës. Krahasuar me vitin e mëparshëm pati një rritje të shkallës së papunësisë me 1,5 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeçështë32,5%,(35,6% përmeshkujt dhe 27,4 % për femrat). Krahasuar me vitin pararendës, shkalla e papunësisë së të rinjve pësoi një rritje prej 5,3 pikë përqindje.

Lexoni shkrimin e plotë në Gazeta Shqiptare (print)

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: