Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, ka reaguar, pasi disa institucione si Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe SPAK kanë refuzuar të dëshmojnë në Komisionin Xhafaj.

Gjekmarkaj në një prononcim për mediat shprehet se ky është reagimi i parë pas burgosjes të ligjvënësit demokrat Ervin Salianji.

“Reagimi i parë pas burgosjes se Salianjit është i qartë, ndërkombëtarët po flasin.

Institucionet e drejtësisë Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe SPAK e refuzojnë Komisionin Xhafa”, shprehet Gjekmarkaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb