Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, në studion e “Open” në News24, duke komentuar refuzimin që institucionet e drejtësisë i bënë Komisionit anti-korrupsion që drejtohet nga Fatmir Xhafaj, tha se kjo nuk tregon aspak që këto institucione janë të pavarura.
Blushi tha se institucionet e drejtësisë janë një hanxhar në duart e Edi Ramës. “Nuk besoj se ka sot shqiptar që ka një çështje në drejtësinë e re, që nuk e shpreh hapur vonesat. Ne jemi në kushtet kur drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, tha Blushi.
Ai e konsideroi si një lëvizje “fake” refuzimin nga institucionet e drejtësisë. “Një lëvizje që këto institucione të mos diskretitohen më tej”, tha Blushi.
Ai tha se Edi Rama ka qenë një nga armiqtë kryesorë të reformës në drejtësi, ndërsa shtoi se sot ai ka marrë kontrollin e çdo institucioni të drejtësisë. “Ajo që nisi si reformë në drejtësi, përfundoi në një Ramaformë”, tha Blushi.