Në emisionin Open në News24 është diskutuar me një panel të ftuarish lidhur me Komisionin anti-Korrupsion që drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj, i cili ëhstë refuzuar jo vetëm nga opozita, por edhe nga institucionet e drejtësisë.
Po ndërkombëtarët pse e panë me dyshim ngritjen e këtij komisioni dhe çfarë pritet tashmë?
Adriatik Lapaj, drejtues i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” shprehet se institucionet e drejtësisë kanë bërë shumë mirë që kanë refuzuar komisionin Xhafaj. Lapaj tha se kanë bërë mirë që nuk pranuan të bëhen dekor i një komisioni.
“Korrupsionin nuk e lufton Komisioni, por ligji. Aktet më të mëdha korruptive në këtë vend e ka mazhoranca, ata nuk janë subjekte që luftojnë, por subjekte të drejtësisë”, tha Lapaj.
Ai tha se drejtësia vërtet ka probleme dhe ka vend të përmirësohet, por institucionet e drejtësisë duhet t’i qëndrojnë deri në fund qëndrimit që kanë marrë deri tani.