BRITANI E MADHE – Futbollisti i Manchester Unitedit, Marcos Rojo, akuzohet se ka paguar një instruktore fitnesi, që të mos flasë për lidhjen mes tyre. Instruktores Sarah Watson i janë ofruar 100 mijë paund, që të mos flasë për marrëdhënien me lojtarin argjentinas.
Sipas Daily Mail, 25-vjeçari i cili paguhet 200 mijë paund në javë te United është takuar me Watson gjatë një feste në dhjetorin e kaluar. Fillimisht u dyshua se instruktorja po kërkonte të përfitonte nga e gjithë kjo histori, por në fakt ishte futbollisti, ai që ka kërkuar t’i paguajë asaj një shumë të madhe parash për ta kthyer historinë në favor të tij.34-vjeçarja tregon se ata u njohën në një festë, në Mançester, ku Rojo i është afruar, ka thënë se ishte femra më e bukur në local dhe me pas instruktprja i ka dhënë numrin e telefonit.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb