Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka deklaruar se nuk duhet të ketë ndarje të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e hapjes së negociatave, pasi sipas tij, një gjë e tillë është bërë e qartë nga Merkel dhe Macron.

Jashtë dyerve të Kuvendit, ish-ministri ka deklaruar se politika duhet të fokusohet te zbatimi i standardeve, që krijojnë një realitet të prekshëm evropian.

“Nuk do të ketë ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, kjo është bërë e qartë nga Merkel dhe Macron. Mendoj se sa të fokusohemi te të tilla gjëra, ne si politikanë dhe vëmendja e medias ne si politikanë duhet të fokusohemi te zbatimi i atyre standardeve që krijojnë një realitet të prekshëm europian”, është shprehur Bushati.

Më tej, ish-kreu i diplomacisë shqiptare ka deklaruar se vendi ynë i ka plotësuar kushtet, ndërsa ka shtuar se BE nuk do të jetë kurrë aq gati, sa për të na pritur në gjirin e saj.

“Në rast se më pyesni a do të jetë ndonjëherë gati BE për të mirëpritur një vend në gjirin e saj, mund të them se BE kurrë nuk ka për të qenë aq gati dhe nga ana tjetër mund t’ju them se një vend nuk është kurrë 100% gati.

Vakumet nuk janë asnjëherë të mira, as në politike e aq më tepër në gjeopolitikë. Për Shqipërinë nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE. Ne nuk duhet të jemi emocional, por dyfish më të përgjegjshëm për të kuptuar se zvogëlimi i derës së BE, edhe për shkaqe që nuk kanë lidhje me ne, ne si politikanë duhet të na bëjë dyfish të përgjegjshëm”, ka thënë ish-ministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb